Kryeqyteti rus ka shtruar përpara vetes një qëllim mjaft ambicioz - të ndërtojë deri në vitin 2020 150 kilometra linja metroje, 70 stacione të reja.

"Projekti, të cilin ne po e realizojmë sot, është më i madhi në historinë e ndërtimit të metrosë së Moskës dhe në ditët e sotme më i madhi në botë", - deklaroi kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin, duke i uruar punonjësit e metrosë së Moskës me rastin e ditëlindjes së metrosë.

Më 15 maj metroja e Moskës kremtoi 78-vjetorin që nga dita e lindjes së saj.