Në Kremlin ndërtuan një platformë helikopterësh për Presidentin e vendit Vladimir Putin, njoftoi Sekretari për shtyp i tij, Dimitri Peskov.

Sekretari për shtyp i Presidentit shtoi se Vladimir Putin do të përdorë “Mi-8”, pasi preferon të fluturojë vetëm me këta helikopterë.

Sipas fjalëve të Dimitri Peskov, ndërtesat historike të Kremlinit nuk do të dëmtohen fare, madje edhe si rezultat i përdorimit të teknikës së rëndë.