Ditën e enjte autoritetet e Koresë së Jugut shprehën keqardhjen e tyre në lidhje me refuzimin nga ana e Phenianit të ofertës për zhvillimin e bisedimeve mbi eksportin e lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare nga zona e përbashkët industriale Kaesong.

"Përgjegjësia për mbylljen e zonës industriale Kaesong bie direkt mbi Korenë e Veriut, kështu që ajo duhet të ndërmarrë hapa në lidhje me përmbushjen e premtimeve për të mbrojtur të drejtat e pronësisë së kompanive koreanojugore, të cilat operojnë në Kaesong", - tha Përfaqësuesi i Ministrisë së Koresë të Jugut për çështjet e bashkimit, Kim Hyung-suk.

0Ai i bëri sërish thirrje Phenianit për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të zgjidhur me anë të negociatave të gjitha kontradiktat ekzistuese.