Shtëpia e kukullës Barbie me madhësinë e një shtëpie reale u hap në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin në sfondin e protestave të feministeve.

Në ditën e tij të parë të punës muzeu u desh të mbyllej, pasi një demonstruese topless u ngjit në majë të shatërvanit me formën e një këpuce grash, i cili ndodhet në hyrjen kryesore të muzeut. Aktivistja mbante në duar një kukull Barbie të kryqëzuar në kryq, të cilës i kishte vënë flakën.

Demonstrueset besojnë se një muze i tillë promovon seksizmin, rrënjos stereotipe gjinore dhe ide false rreth bukurisë femërore.