Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e reagimit ndaj ndotjes së detit nga nafta në Arktik u nënshkrua gjatë takimit të tetë ministror të Këshillit të Arktikut të mërkurën në Suedi.

"Sot ne po nënshkruajmë dokumentin e dytë panarktik me fuqi juridike detyruese në histori - Marrëveshjen mbi bashkëpunimin në fushën e gatishmërisë për të reaguar ndaj ndotjes së detit nga nafta në Arktik", - tha Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Sergei Lavrov.