Lartësitë e Golanit u goditën me minahedhës nga territori sirian, njoftoi gazeta izraelite “The Jerusalem Post”, duke cituar një përfaqësues të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defence Forces, IDF).

Sipas fjalëve të tij, disa predha minahedhësi shpërthyen në Lartësitë e Golanit në afërsi të malit Hermon. Nuk ka informacion mbi viktima apo dëme.

Pas goditjeve me minahedhës, IDF mbyllën Lartësitë e Golanit për vizitorët dhe u ankuan në Departamentin e Forcave monitoruese të OKB-së për mospërballjen e trupave siriane dhe izraelite.