Rusia shpreson që në një të ardhme të parashikueshme të përgatitet për nënshkrimin e marrëveshjes së re bazë me Bashkimin Europian.

Kreu i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, duke marrë fjalën ditën e mërkurë në Berlin rikujtoi se disa pengesa në negociatat mbi këtë marrëveshje qenë të lidhura me procesin e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe kushtet, në bazë të të cilave ajo u bë pjesë e saj.

"Tani këto kushte janë të njohura dhe ka shans që ne ta intensifikojmë këtë punë dhe ta përgasim marrëveshjen për nënshkrim në të ardhmen e afërt", - tha Sergei Lavrov.