Rusia dhe SHBA-ja planifikojnë një takim të Drejtorit të CIA-s me bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete ruse, njoftoi për gazetarët Ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

"Ditët e ardhshme pritet vizita në Moskë e Kreut të FBI-së. Planifikohet kontakti me Shefin e CIA-s", - njoftoi Juri Ushakov. "Domethënë nga lart po dërgohet një sinjal i qartë se shërbimet e zbulimit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe intensive. Madje më tepër se kaq, nuk duhet punuar kundër njëri-tjetrit, por bashkarisht me njëri-tjetrin", - shtoi ai.