0Në Shangai Patriarku Kirill kreu në Katedralen Orthodhokse të qytetit shërbesën fetare patriarkale. Ky tempull u ndërtua në vitin 1937. Kurse pas katër dekadash - në vitet e Revolucionit Kulturor në Republikën Popullore të Kinës - u mbyll dhe u shtetëzua. Gjatë viteve të ndryshme në ambientet e kësaj katedraleje janë vendosur një bursë, është hapur një restorant dhe madje ka funksionuar një klub nate. Aktualisht atje vepron një muze. Deri tani Komuniteti Orthodhoks i qytetit nuk po mund të arrijë dot heqjen e ndalimit për kryerjen e shërbesave fetare në të. Se si arriti Patriarku Kirill të marrë lejen për të mbajtur shërbimin kishtar atje - mbetet vetëm të hamendësohet.

Komuniteti më i madh orthodhoks ruhet sot në Harbinin e dikurshëm rus. Vërtetë, ndryshe nga Pekini, ku vepron edhe pse një i vetëm, por tempull vlerëplotë megjithatë, për besimtarët e qytetit Harbin mbajtja e riteve liturgjike është shumë e vështirë. Kisha ekziston, por nuk ka priftërinj.

Edhe në Shangai situata me orthodhoksinë nuk rezulton shumë më e mirë. Në qytet janë ruajtur dy tempuj, por një prej tyre, siç kemi thënë tashmë, është kthyer në muze, kurse Kisha e Shën Nikollës, e ndërtuar në vitin 1934 në kujtim të Perandorit të fundit rus Nikollai II (Nicholas II), jepet herë pas here me qira për zhvillimin e shërbesave fetare orthodhokse. Besimtarët mund të luten lirisht vetëm në një dhomë të vendosur në territorin e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë. Qasje në liturgji atje kanë edhe kinezët orthodhoksë.

Pozita e Krishterimit Orthodhoks në Kinë sot e shqetëson tej mase Kreun Patriarkanës së Moskës. Mbi domosdoshmërinë e rivendosjes së Kishës Orthodhokse autonome kineze Patriarku Kirill foli me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, si dhe me kryetarët e bashkive dhe zëvendës-guvernatorët e provincave. Të gjitha parakushtet për ringjalljen e orthodhoksisë kineze ekzistojnë, mendon Patriarku Kirill.

0Duam t’ju kujtojmë se vizita e Patriarkut Kirill në Kinë u zhvillua nga 10-15 maj me ftesë zyrtare të autoriteteve të Republikës Popullore të Kinës. Në kuadër të udhëtimit të vet Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse vizitoi qytetet Pekin, Harbin dhe Shangai, zhvilloi një sërë takimesh me liderët politikë në vend, komunikoi me besimtarët orthodhoksë dhe përfaqësuesit e feve të tjera të republikës.