Alpinisti i mirënjohur rus Aleksei Bollotov humbi jetën në Everest si rezultat i rënies nga një lartësi prej 5.600 metrash për shkak të këputjes së litarit, njoftoi ditën e mërkurë shërbimi për shtyp i Federatës ruse të Alpinizmit.

Aleksei Bollotov i lidhur me alpinistin tjetër të njohur nga Kazakistani, Denis Urubko, synonin të realizonin kalimin e parë nëpërmjet qendrës së shpatit jugperëndimor të malit Everest. Këtë itinerar nuk e ka përshkuar asnjëherë askush deri më sot.