Të martën në mbremje në një nga uzinat e Parkut Industrial Hoechst të Frankfurtit pati rrjedhje të substancës toksike të nitrobenzenit. Reja toksike u zhvendos në drejtim të zonave të banuara. Për të njoftuar banorët mbi rrezikun në dy zona të qytetit u ndez sirena. Tashmë nuk ka asnjë kërcënim për shëndetin publik, njoftoi të mërkurën në mëngjes një përfaqësues i Shërbimit të zjarrfikësve të qytetit të Frankfurt am Main.

Rrjedhja ndodhi në uzinën, e cila është në pronësi të koncernit kimik zvicerian Clariant. Për ndalimin e saj u desh gati një orë.