Deputetët e parlamentit të Kirgistanit miratuan një rezolutë për shpalljen e Vladimir Zhirinovskit “persona non grata” në vend. Për këtë vendim votuan 67 nga 120 anëtarët e parlamentit të Republikës.

Një pjesë e parlamentarëve të Kirgistanit votuan kundër rezolutës në fjalë. Sipas mendimit të tyre, ajo mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e Kirgistanit me Rusinë.

Qytetarët e Kirgistanit mbetën të fyer nga politikani për shkak të deklaratave të tij: se në shenjë mirënjohjeje për faljen e borxheve të jashtme, ata duhet t’i dhurojnë Rusisë liqenin Issyk Kul.