Në Indi në të ardhmen e afërt do të fillojnë xhirimet e filmit me 5 mijë seri, dedikuar jetës së Ramës, njërit prej mishërimeve të kujdestarit tokësor të Universit në Hinduizëm, Zotit suprem, Vishnu.

Filmi serial do të fillojë të transmetohet në vjeshtë të vitit 2014, kur në Indi do të kremtohet festa kryesore hindu - Diwali - e njohur gjithashtu edhe si Festivali i Zjarreve. Aktualisht grupi i xhirimit po udhëton nëpër vend, duke studjuar detajet e njohura të biografisë së Ramës dhe legjendat ekzistuese rreth tij. Pas përfundimit të mbledhjes së informacionit, grupi do të shkojë në qytetin perëndimor indian Thane, jo larg të cilit do të zhvillohen xhirimet.