Njoftimi për ndalimin e një spiuni amerikan dhe video korresponduese, e shpërndarë nga Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë (FSB), ngjallin dyshime tek ekspertët e SHBA-së. Ata besojnë se kjo është një shfaqje në frymën e "dramaturgjisë sovjetike".

Gazeta “The Washington Post” thekson se veteranët e CIA-s janë befasuar nga ky arrestim teatral.

"Kjo është diçka e ngjashme me vitet '80 - tha për gazetën ish-Drejtori i Departamentit të CIA-s për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, Milton Bearden. - Në këtë dramë jo reale gjithçka ka qenë e përgatitur paraprakisht. Ishin bërë gati kamerat, grupi i ndërhyrjes ishte i mirëtrajnuar. Të gjitha këto për publikimin e videos".