Situata me Agjencinë Assosiated Press (AP) është një tjetër shembull i problemeve serioze të lirisë së shprehjes në Shtetet e Bashkuara, deklaroi në një intervistë për "Zërin e Rusisë" Ombudsmeni i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse (MPJ) për të Drejtat e Njeriut, Konstantin Dollgov.

"Kjo ngjarje thjesht konfirmon faktin se probleme të ngjashme ekzistojnë në të gjitha vendet, dhe Shtetet e Bashkuara nuk përbëjnë përjashtim këtu. Rusia nuk beson se diskutimi i këtyre problemeve përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër, çështja ka të bëjë me atë se si duhet të formulohet qëndrimi i një vendi lidhur me probleme të tilla", - theksoi në mënyrë të veçantë diplomati.