Moska i ka deklaruar protestë Ambasadorit amerikan në Rusi, Michael McFaul, në lidhje me tentativën e agjentit të CIA-s Ryan Christopher Fogle për të rekrutuar një oficer të shërbimeve ruse të zbulimit, njoftohet në faqen zyrtare të Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Ky njoftim u botua pasi Ambasadori vizitoi Ministrinë e Jashtme të mërkurën në mëngjes.

Diplomati amerikan i kapur në flagrancë (me presh në duar) është shpallur “persona non grata” dhe duhet të largohet nga territori i Rusisë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme, thuhet në njoftim.