Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vizitën e tanishme të Këshilltarit të Kreut të Qeverisë japoneze në Phenian, Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi se ai nuk përjashton mundësinë e një takimi personal me Liderin koreanoverior Kim Jong-Yun, nëse kjo do të sillte ndonjë ndryshim pozitiv në marrëdhëniet aktuale armiqësore midis dy vendeve fqinje.

"Nëse takim i liderëve të të dy vendeve do të jetë një mjet i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes së japonezëve të rrëmbyer, si dhe të çështjes bërthamore dhe raketore, atëherë ne natyrisht do të negociojmë, duke menduar për një takim të liderëve të të dy vendeve", - deklaroi Kryeministri japonez.