Autoritetet e Kirgistanit do të vazhdojnë përpjekjet e veta për arritjen e ekstradimit të ish-Presidentit të vendit, Kurmanbek Bakijev, dhe vëllait të tij, Zhanibek Bakijev, në lidhje me vendimin e Gjykatës Ushtarake, deklaroi Zëvendëskryeministri i Kirgistanit, Shamil Atahanov.

Shamil Atahanov vuri në dukje se grupi i punës, i cili mbërriti në Bjellorusi, zhvilloi tashmë negociata dhe përcaktoi fazat e para të zhvillimit të marrëdhënieve. "Më parë nuk kishte kurrfarë mundësish për të negociuar. Dhe tani kjo punë do të vazhdojë", - tha ai.