Trazirat e shkaktuara nga tifozët e futbollit zymtësuan ceremoninë e dorëzimit të trofeut të kampionit Klubit parizien të futbollit "Paris Saint-Germain”.

Galeria fotografike

Një ditë më parë Klubi u shpall kampion i Francës 19 vjet pas triumfit të tij të fundit. Si pasojë e trazirave u lënduan 30 persona, duke përfshirë edhe tre policë.

Ceremonia e dorëzimit të trofeut u zhvillua në sheshin Trocadero përballë Kullës Eiffel. Trazirat filluan pas largimit të ekipit nga skena. Policisë iu desh të përdorte gaz lotsjellës kundër tifozëve të "Paris Saint-Germain".

Për garantimin e sigurisë së aktivitetit u angazhuan 800 oficerë policie. Atyre iu deshën disa orë për ta rimarrë situatën nën kontroll.