Seuli do të përpiqet të marrë nga Koreja e Veriut lejen për tërheqjen e lëndëve të para dhe mallrave të veta të gatshme nga zona e përbashkët industriale Kaesong, njoftoi ditën e martë Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.

"Unë udhëzoj Ministrinë për çështjet e bashkimit t’i propozojë Koresë së Veriut zhvillimin e negociatave dhe të arrijë që kompanitë tona të mund të reduktojnë humbjet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, duke tërhequr nga zona industriale Kaesong lëndët e para dhe produktet e gatshme", - tha ajo në një mbledhje me Këshillin e Ministrave.

Puna në Zonën industriale kufitare Kaesong u ndërpre nga autoritetet e Koresë së Veriut në muajin prill, në kulmin e konfrontimit me Korenë e Jugut.