Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ndërmorri sot një vizitë pune në vendodhjen e bazës së 7-të ushtarake ruse të stacionuar në Abhazi.

Sergei Shoigu vizitoi objektet e infrastrukturës ushtarake të ndërlidhjes ruse si dhe ato të destinuara për qëllime sociale e të brendshme. Vëmendje të veçantë Kreu i departamentit ushtarak i kushtoi kushteve të jetesës së ushtarakëve dhe ndërtimit të zonës së parkut për vendosjen e teknikës ushtarake.