Kolegji i gjykatësve popullorë në Filadelfia e shpalli Kermit Gosnell fajtor për tri raste të vrasjes së foshnjave në një klinikë abortesh. Tani mjeku mund të përballet me dënimin me vdekje.

72-vjeçari Gosnell akuzohet se u ka kryer aborte të paligjshme grave në fazat e vona të shtatzënisë, gjatë të cilave lindnin embrione të gjalla. Më pas ai i priste shtyllën kurrizore embrionit me gërshërë, duke e vrarë në këtë mënyrë atë.

Dëshmitarët e akuzës rrëfyen se në një rast fetusi u abortua në javën e 30-të dhe ishte aq i madh sa që, sipas një shakaje të Gosnell, "mund të shkonte vetë në këmbë deri tek stacioni i autobusit".