0Stërvitjet e përbashkëta të Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së dhe Koresë së Jugut në rajonin e Gadishullit Korean filluan më 13 maj. Pjesëmarrësit e tyre do të përpunojnë detyrat për interceptimin dhe asgjësimin e raketave të armikut, do të praktikojnë metodat e mbrojtjes anti-nëndetëse dhe kundërveprimin në rastet e sulmeve ajrore.

Situata në Gadishullin Korean aktualisht është tejet larg prej ideales, thotë Drejtori i Qendrës ruse për Hulumtime të Politikave Publike, Vladimir Jevsejev:

- Sigurisht, dërgimi i aeroplanmbajtëses së SHBA-së për pjesëmarrje në manovrat detare në fjalë për Korenë e Veriut do të thotë provokim. Me sa duket, është plotësisht e mundur të priten ndofarë veprimesh kundërpërgjigjeje. Këto veprime mund të shprehen, për shembull, në kryerjen e testit të katërt bërthamor. Nga ky këndvështrim do të ishte shfaqje maturie, urtësie heqja dorë prej provokimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Nga njëra anë, amerikanët (po ashtu si dhe aleatët e tyre koreanojugorë) duket sikur ia kanë frikën diçkaje. Besohet se Koreja e Veriut mundet, brenda pesë viteve të ardhshme, të marrë në duart e veta raketa balistike me mbushje bërthamore. Nga ana tjetër, të gjitha këto janë plane që i përkasin të ardhmes. Kurse në ditët tona ushtria e Koresë së Jugut mund të mposhtë Korenë e Veriut edhe pa ndihmën e Pentagonit (pa përmendur më këtu veprimet e përbashkëta).

Kështu që, sipas mendimit të ekspertëve, koreanojugorët s’kanë përse t’i druhen në të vërtetë asgjë. Koreanoveriorët vetëm mund të kërcënojnë, por për ndërmarrë ndofarë veprimesh konkrete, të cilat të rrezikojnë vetë ekzistencën e regjimit të Koresë së Jugut, ata nuk janë në gjendje. Zhvillimi i manovrave të pafundme ushtarake në një situatë të tillë është si të paktën një punë jo racionale.

0Po përse shpenzohen atëherë para kaq të mëdha të taksapaguesve amerikanë për demonstrimin e forcës atje ku rreth saj edhe kështu janë të informuar mjaft mirë? Me sa duket nga të gjitha, për të përforcuar dominimin e SHBA-së në rajon. Por kjo nuk ka asnjë lidhje të veçantë me sigurinë e Koresë së Jugut dhe nuk i shërben kurrsesi reduktimit të gradës së lartë të konfrontimit në Gadishullin Korean. Rrjedhimisht, nuk duhet pritur ndonjë ndryshim i qenësishëm në atmosferën tejet të tensionuar në rajon. Për fat të keq është krijuar një rreth vicioz, dalja prej të cilit sa vjen e bëhet gjithnjë e më e vështirë.