Rusia dhe Izraeli do të vazhdojnë kontaktet në nivelin më të lartë dhe në sferën e shërbimeve të zbulimit në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e situatës së krizës në Siri, njoftoi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pas bisedimeve me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Vladimir Putin tha gjithashtu se ekziston të kuptuarit e përbashkët me Kryeministrin e Izraelit të faktit se vazhdimi i konfliktit të armatosur në Siri është i mbarsur me pasojat më shkatërrimtare për të gjithë rajonin.

Sipas mendimit të vëzhguesve, Kryeministri izraelit erdhi në Rusi për të bindur Kremlinin të mos furnizojë Damaskun me komplekse raketore të mbrojtjes kundërajrore zenith "S-300" (russ. "C-300").