Në zgjedhjet në Pakistan pjesëmarrja e votuesve në disa zona ka tejkaluar shifrën 100%. Për këtë njoftohet në faqen e Internetit të organizatës lokale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut FAFEN, bashkëpunëtorët e të cilës ishin vëzhgues gjatë procesit të votimit.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se pjesëmarrja e madhe është vënë re në 49 qendra votimi në mbarë vendin. Bashkëpunëtorët e organizatës në fjalë kanë monitoruar më shumë se 8 mijë qendra votimi.

Në të njëjtën kohë gazeta “Dayli Times”, me referim tek fjalët e Kreut të organizatës FAFEN, njoftoi se një pjesëmarrje joreale është regjistruar të paktën në 120 qendra votimi. Në disa prej tyre ajo ka rezultuar të jetë më shumë se 300%.