Në territorin e Moskës së Re u zbuluan mbetjet skeletore të 11 personave.

Eshtrat u gjetën në bregun e lumit Pahra, në afërsi të fshatit Lluzhki. Sipas rrëfimit të dëshmitarëve okularë, një pjesë e bregut të lumit ishte mbuluar me kocka njerëzore. Efektivët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën kafka dhe rreth njëqind eshtra.

Pas gjetjes po kryhet verifikimi dhe përcaktimi i kohës dhe shkakut të vdekjes së njerëzve. Ekspertiza do të zgjasë jo më pak se disa muaj.

Gjatë 10 viteve të fundit lumi Pahar është bërë fort i cekët. Ndoshta deri më tani nën ujë mund të ketë mbetur i fshehur ndonjë vendvarrim. Sipas një versioni tjetër, dalja e lumit nga shtrati ka marrë me vete një nga tre varrezat që ndodhen në rrjedhën e sipërme të tij.