Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, lansoi një operacion në shkallë të gjerë për garantimin e sigurisë në vend në kuadër të të cilit 3.000 ushtarakë do të patrullojnë rrugët e qyteteve venezueliane.

Sipas fjalëve të Maduros, plani i quajtur "Një atdhe i sigurt" destinohet për të sjellë paqe e siguri në vendin që ka një nga treguesit më të lartë të vrasjeve ndër vendet e Amerikës së Jugut.

Opozita kritikon prej kohësh qeverinë për luftë të pamjaftueshme kundër dhunës në rrugë.