Video, e publikuar në Internet nga organizata siriane pro-qeveritare Syrian Truth, shkaktoi një valë të fuqishme indinjate.

Në video, sipas gjasave, një nga komandantët e rebelëve shkul zemrën nga gjoksi i një ushtari të vdekur të trupave qeveritare dhe kthehet nga kamera duke thënë: "Betohem para Allahut se ne do të hamë zemrat dhe mëlçitë tuaja, ushtarët e qenit-Bashar!". Pastaj ai kafshon zemrën.Turma e ekzaltuar pas kurrizit të tij fillon të brohorasë "Allahu është i madhërueshëm".

Rituali i ngrënies së zemrës së armikut në fushën e betejës njihet që nga kohërat e lashta. Shënimet e historianëve myslimanë dëshmojnë për raste të tilla që në shekujt VI-VII.