Në Belize gjatë një aktiviteti ndërtimor u shkatërrua pjesërisht një nga piramidat më të mëdha të fiseve Maya. Ndërtuesit e dëmtuan piramidën gjatë kohës kur po përdornin ekskavatorët dhe buldozerët për nxjerrjen e gurëve për shtrimin e rrugës.

Sipas mendimit të autoriteteve, ndërtuesit nuk mund ta ngatërronin kurrsesi piramidën, e cila dallon qartë nga një shkëmb me origjinë natyrore. Policia deklaroi se po heton ngjarjen dhe nuk përjashtoi mundësinë e ndjekjes penale të fajtorëve.

Piramida e shkatërruar ndodhet në Nohmul - vendbanim i fiseve Maya, i cili mendohet se daton plot 2300 vjet.