Aparati i anijes kozmike "Soyuz TMA-07M" me tre kozmonautë dhe astronautë nga ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në bord u ul sot më 02:30 me orën e Moskës në zonën e planifikuar stepore të Kazakistanit. Sipas njoftimit të Qendrës së Drejtimit të Fluturimeve, ekuipazhi u ul në Tokë normalisht.

Të kthyerit nga SKN-ja - kozmonauti rus Roman Romanenko, astronauti amerikan Thomas Mashburn dhe ai kanadez Chris Hadfield - punuan 144 ditë në orbitë.

Tani në Stacion kanë mbetur kozmonautët rusë Pavell Vinogradov e Aleksandër Misurkin si dhe astronauti amerikan Christopher Cassidy. Ekuipazhi i ardhshëm do të niset drejt SKN-së nga kozmodromi “Bajkonur” më 29 maj.