Një grup kongresmenësh amerikanë bënë thirrje për vendosjen e një embargoje globale ndaj furnizimeve të naftës nga Irani. Në këtë mënyrë politikanët shpresojnë të arrijnë nga autoritetet iraniane koncesione në lidhje me çështjet e realizimit të programit bërthamor.

Sipas mendimit të mbështetësve të embargos së përgjithshme, mungesa e mundshme e lëndëve hidrokarbure në tregun botëror mund të kompensohet për llogari të rritjes së prodhimit të naftës nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Veriut.

Në të njëjtën kohë administrata e Presidentit të SHBA-së dhe disa analistë e kanë kritikuar propozimin e kongresmenëve, sepse, sipas tyre, bojkoti i naftës iraniane do të çojë në një çekuilibër të theksuar në tregun botëror të hidrokarbureve dhe rritjen drastike të çmimeve.