Kanali televiz më popullor opozitar i Venezuelës “Globovision” po ndryshon politikën editoriale në lidhje me blerjen e tij nga pronarët e rinj. Udhëheqja e “Globovision” njofton se tani kanali do të shprehë pikëpamje centriste.

Qeveria socialiste e Venezuelës e ka gjobitur vazhdimisht kanalin televiziv, duke e akuzuar atë për "helmim të shoqërisë". Gazetarët e “Globovision” janë bërë të famshëm me kritikat e tyre të mprehta si në adresë të të ndjerit Hugo Chavez, ashtu edhe të pasuesit të tij, Nicolas Maduro.