Disa grabitës të armatosur me një pajisje shpuese vodhën më shumë se 100.000 $ në mjediset e shërbimit të stadiumit "Soccer City" në Johanesburg, ku u mbajt koncerti i pop-starit kanadez 19-vjeçar Justin Bieber.

Sipas verifikimit të kryer nga policia, keqbërësit arritën të çajnë murin e kompleksit sportiv dhe zbritën në dhomën ku ruheshin të ardhurat e fituara nga shitjet e biletave. Sipas versionit të hetuesve, zhurma e pajisjes shpuese u mbyt nga britmat e klithmat e fansave të ekzaltuar të këngëtarit të ri në moshë.