Një gjykatë në Gjermani i ka kërkuar kompanisë gjigande amerikane të Internetit Google të ndryshojë funksionin e vetëplotësimit në rreshtin e kërkimit të faqes së Internetit për shkak të ankesave nga ana e figurave publike.

Për shembull, një biznesmen duke shtypur në kërkim emrin e tij vuri re se atij i shtohet automatikisht fjala "mashtrues, kopuk".

Nga ana tjetër, bashkëshortja e një politikani të famshëm u trondit shumë nga fakti se emri i saj i plotë shoqërohet në kutinë e kërkimit në Google me fjalën "prostitutë".

Përfaqësuesit e gjigandit të Internetit njoftuan se janë duke e studiuar vendimin e gjykatës.