Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Europës nuk ka më besim në Bashkimin Europian, dëshmojnë të dhënat e sondazhit të kryer nga organizata kërkimore amerikane Pew Research Center.

Në anketimin e muajit mars morrën pjesë më shumë se 7.500 njerëz nga 8 vende të BE-së. Shumë respondentë nga Spanja, Greqia, Italia dhe Franca deklaruan se futja e euros në qarkullim ka dobësuar në mënyrë të konsiderueshme ekonomitë e vendeve të tyre.

Mbi humbjen e besimit tek BE-ja flet qartë edhe popullariteti në rritje i partive që kundërshtojnë anëtarësimin në BE.