Avioni i pasagjerëve "Boeing-737-700" kreu një ulje emergjente në aeroportin e Krasnodarit për shkak të çhermetizimit të kabinës.

Avioni i kompanisë ajrore "Jakutia" duhej të kryente fluturimin sipas itinerarit nga Krasnodari në Dushanbe. Mirëpo pas ngritjes në fluturim më 01:46 me orën e Moskës pajisjet e sigurisë së avionit regjistruan çhermetizimin e kabinës. Komandanti i ekuipazhit vendosi të kthehej në aeroportin e nisjes.

Para uljes avionit, i cili po transportonte 37 pasagjerë, për më shumë se dy orë iu desh të konsumonte karburantin në ajër. Ulja rezultoi e suksesshme. Asnjë nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit fatmirësisht nuk u lëndua.