Kreu i Departamentit të Sigurisë së Moskës, Aleksei Majorov, deklaroi se në qytet nuk është aspak i nevojshëm zhvillimi i paradës së homoseksualëve.

Njoftimin në lidhje me zhvillimin e një parade të homoseksualëve në Moskë aktivistët e dorëzuan në Bashkinë e Moskës më 13 maj. Ata duan të organizojnë një marshim dhe të zhvillojnë një miting më 25 ose 26 maj.

Autoritetet e Moskës asnjëherë nuk kanë rënë dakord për lejimin e një paradë homoseksualësh. Disa herë aksionet janë mbajtur pa pëlqimin e tyre dhe kanë përfunduar me arrestimin e pjesëmarrësve në to.

Në vitin 2010 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut njohu faktin që paradat e homoseksualëve në Moskë në vitet 2006-2008 janë ndaluar në mënyrë të paligjshme. Megjithatë autoritetet e Moskës vazhdojnë praktikën e ndalimit të tyre.