Arnold Schwarzenegger i kanë ofruar një rol në filmin action-comedy "The Toxic Avenger".

Skenari i filmit bën fjalë për një nxënës të shkollës së mesme, të cilin bashkëpunëtorët e njëfarë kompanie të paskrupullt përpiqen ta vrasin duke e hedhur në kimikate toksike. Megjithatë, heroi mbijeton dhe madje fiton aftësi mbinormale.

Nëse do të arrihet marrëveshja ndërmjet Arnold Schwarzenegger dhe producentëve të filmit, atëherë aktori do të luajë rolin e personazhit të njohur si Shfarosësi (ang. Exterminator). Ky i fundit është një ish-agjent i shërbimeve sekrete, i cili i mëson protagonistit kryesor të filmit të përdorë në mënyrë të drejtë aftësitë e fituara dhe të luftojë me të keqen.