Angelina Jolie iu nënshtrua një operacioni serioz - mastektomisë (heqja e gjirit), për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

"Mjekët e mi përcaktuan se unë kisha një probabilitet prej 87% të zhvillimit të kancerit të gjirit. Sapo e mësova këtë gjë vendosa të minimizoj rrezikun", - njoftoi Jolie.

Rrezikun e lartë të sëmundjes onkologjike aktorja e ka të trashëguar, pasi e ëma e saj vdiq në moshën e 56-vjeçare pas një lufte gati 10-vjeçare me kancerin.

Sipas fjalëve të aktores, ajo vendosi të tregojë për kryerjen e operacionit, i cili është sfida më e vështirë për çdo grua, me qëllim që të ndihmojë gratë e tjera që gjenden në një situatë të ngjashme.