0Në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" diplomati tregoi rreth perspektivave të bashkëpunimit mes dy vendeve. Intervista me Ambasadorin Andrei Denisov u zhvillua gjatë vizitës së Patriarkut të Kishës Orthodhokse Ruse Kirill në Kinë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës janë duke u zhvilluar, në kuptimin e plotë të fjalës, në gjitha drejtimet, tha Andrei Denisov. Kjo ka të bëjë veçanërisht me marrëdhëniet tregtare. Qarkullimi tregtar mes dy vendeve vitin e kaluar arriti në gati 88 miliardë $ - shifër kjo dy herë më e lartë se pesë vjet më parë:

- Aktualisht ne kemi krijuar një mjedis mbështetës mjaft të favorshëm politik për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndër të tjera edhe në fushën e investimeve, që kërkon një besim të veçantë në mes të palëve, në sferën e zbatimit të projekteve të mëdha, në atë të bashkëpunimit në fushën e teknologjive të larta, duke përfshirë edhe teknologjitë delikate, që janë të lidhura me garantimin e sigurisë së shteteve tona.

Megjithatë, theksoi diplomati, Rusia dhe Kina kanë ende hapësirë për përmirësimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit:

- Struktura e marrëdhënieve tona ekonomike është e tillë, që rezulton mjaft e ndërvarur nga luhatjet në koniunkturën (tregjet) botërore. Rrugëdalja nga kjo situatë është një e vetme: rritja e pjesës së mallrave të sferës së teknologjive të larta, rritja e elementit inovativ në këmbim tonë ekonomik.

Një vëmendje shumë të madhe Ambasadori i kushton sot edhe komponentit humanitar të dialogut ndërshtetëror:

- Ne kemi nevojë për të pasuruar në mënyrë të ndjeshme komponentin humanitar dhe kulturor të bashkëpunimit tonë. Duhet të inkurajojmë shkëmbimet rinore, shkëmbimet në sferën e arsimit. Në Rusi kohët e fundit kanë filluar të njihen paksa me kinematografinë kineze. Ka marrë përhapje të gjerë edhe arti figurativ kinez. Megjithatë, njohuritë tona në këtë fushë nuk janë shumë të thella.

0Andrei Denisov e quajti vizitën e Patriarkut rus Kirill në Kinë ngjarje historike dhe të paprecedent. Ambasadori shprehu besimin se ajo do t’i shërbejë jo vetëm forcimit të lidhjeve shpirtërore, por dhe atyre ndërshtetërore në mes të popujve të Rusisë dhe Kinës.