Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, u thirr urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në lidhje me ndalimin në Moskë të punonjësit të misionit diplomatik amerikan, Ryan Christopher Fogle.

Galeria fotografike

Michael McFaul refuzoi të komentojë ndalimin e Fogle, të cilin shërbimet sekrete ruse e kanë quajtur agjent të CIA-s.

Sekretari i tretë i Ambasadës amerikane në Rusi, Ryan Christopher Fogle, u arrestua nga shërbimi i kundërzbulimit rus në natën e datës 14 maj. Është raportuar se arrestimi i tij u bë gjatë tentativës së Fogle për të rekrutuar një oficer të zbulimit rus, të cilit iu ofrua shuma 1 milion $ për bashkëpunim afatgjatë.