Avionët rusë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Major Vladimir Drobishevskij.

Drobishevskij njoftoi gjithashtu se sot avioni rus "An-26" po kryente një fluturim mbi ujërat neutrale të Gjirit të Finlandës. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit "An-26" në marrëveshje me kontrollorët e trafikut ajror finlandezë ndryshoi itinerarin e fluturimit dhe iu afrua kufirit të Finlandës në një distancë prej 15 km. Sipas fjalëve të tij, gjatë fluturimit përgjatë kufirit avioni "An-26" u shoqërua nga një avion "F-18" i Forcave Ushtarake Ajrore finlandeze.