Provokim, të kryer për implikimin e Turqisë në ngjarjet e përgjakshme në Siri, i quajti Kryeministri i vendit Tajip Erdogan sulmet terroriste në qytetin Reyhanli, për organizimin e të cilave autoritetet turke akuzojnë shërbimin sirian të zbulimit.

Tajip Erdogan deklaroi se në rrethanat e krijuara duhet të ruhet gjakftohtësia. "Ne, tha ai, nuk do të biem në grackën e ngritur nga ata që duan të na privojnë shfaqjen e arsyes së shëndoshë dhe maturisë".

0Si rezultat i shpërthimeve në qytetin Reyhanli 46 persona humbën jetën dhe mbi 140 të tjerë u plagosën, nga të cilët rreth 20 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.