0Sipas raporteve të fundit, si rezultat i hedhjes në erë të dy makinave u vranë 46 persona dhe janë plagosur 140 të tjerë. Më shumë se 20 vetë janë në gjendje të rëndë. Ministri sirian i Informacionit, Omran al-Zoubi, i është kundërvënë verbalisht përpjekjeve të Ministrit të Punëve të Brendshmë të Turqisë,

Muammer Güler

0, për t’ia hedhur Damaskut përgjegjësinë për sulmet terroriste. "Autoritetet turke nuk kanë arritur ende të mbledhin asnjë provë faktike, pavarësisht kësaj pa ngurruar tashmë vërshuan me akuza në adresë të Sirisë. Me sa duket nga të gjitha, në bazë të tyre dhe do të përshtasin rezultatet e hetimit", - tha ai.

Shpërthimi ndodhi 4 ditë para vizitës së planifikuar të Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në SHBA dhe takimit të tij me Presidentin Barack Obama. Sipas fjalëve të Omran al-Zoubi, kjo jep arsye për të dyshuar Erdogan se ai kërkon të arrijë minimin e konferencës ndërkombëtare për Sirinë. Për mbajtjen sa më të shpejtë të saj bënë thirrje më 7 maj Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Politika turke duket në mënyrë mëse evidente se po dështon në drejtimin sirian, mendon Drejtori i Qendrës ruse për Lindjen e Mesme dhe Kaukazin të Institutit Ndërkombëtar të shteteve më të reja, Stanisllav Tarasov:

- Turqia ka rrugëdalje: ose të mbështesë Komunikatën e Gjenevës, të cilën ajo gjithashtu e ka nënshkruar, dhe të fillojë përpilimin e “hartës rrugore” të re (udhërrëfyesit të ri), ose të distancohet fare. Dhe atëhere Turqia do të nxirret jashtë kllapave të procesit të paqes. Nëse do të gjykojmë mbi sulmet terroriste duke u nisur nga një këndvështrim i tillë, ky rezulton të jetë atëhere me të vërtetë një manifestim i disa fuqive rajonale që synojnë minimin e mbajtjes së konferencës së re ndërkombëtare për Sirinë.

Sulmet terroriste në Turqi mund të jenë vepër kriminale e grupeve ekstremiste të të gjitha kallëpeve, thotë analisti i Institutit rus të Studimeve Strategjike dhe Analizës, Sergei Demidenko:

- Ata që kryen sulmet terroriste mund të jenë edhe separatistë kurdë, edhe fundamentalistë islamikë, edhe të majtë radikalë. Është krejtësisht e qartë se në situatën e krijuar aktualisht për Damaskun do të jetë gjëja më e fundit ndërmarrja e sulmeve terroriste në territorin e Turqisë.

Ndërkohë, Kongresit të SHBA-së i është paraqitur për shqyrtim një projekt-ligj, i cili është i njohur si "Akti mbi stabilizimin në Siri në vitin 2013". Ai sanksionon furnizimin e armëve për "opozitën e armatosur siriane". Ja se çfarë deklaroi për televizionin ABC senatori amerikan John McCain:

- Ne mund të vendosim (mbi territorin e Sirisë) zonën e ndaluar për fluturime. Ne mund t’u japim atyre (opozitës) armë dhe të gjithë asistencën e nevojshme për t'i dhënë fund masakrës së pakuptimtë në këtë vend.

0Sipas fjalëve të përfaqësuesit të NATO-s në Bruksel, në Aleancë "nuk kanë marrë ende asnjë kërkesë nga ana e Turqia për thirrjen e ndonjë takimi urgjent të Këshillit të Atlantikut të Veriut". Takimi i ardhshëm i rregullt i këtij organi punues në Bruksel është planifikuar për datën 15 maj.