Një terrorist-kamikaze ndërmorri një sulm ndaj rezidencës së shefit të policisë të provincës pakistaneze të Baluchistan-it, në qytetin e Quetta në jugperëndim të vendit. Sipas informacioneve të fundi, 6 persona kanë mbetur të vrarë në vend dhe më shumë se 60 janë plagosur.

Sipas informacionit të autoriteteve lokale, terroristi-kamikaze u përplas me murin e rezidencës me një makinë të mbushur me eksploziv. Në vendin e shpërthimit të fuqishëm u formua një gropë e madhe, shumë nga ndërtesat aty pranë u dëmtuan.

Shefi i policisë rajonale nuk u lëndua si pasojë e këtij sulmi. Përgjegjësinë për shpërthimin nuk e ka marrë ende përsipër asnjë nga grupet radikale vepruese në vend.