Të hënën Uashingtoni dhe Seuli filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare në brigjet e Koresë së Jugut. Në veçanti, Forcat Ushtarake Detare të dy shteteve do të praktikojnë bashkëveprimin në interceptimin e raketave si dhe do të kryejnë trajnime të veprimeve anti-nëndetëse.

Në stërvitjet, që do të zgjasin dy ditë, është përfshirë edhe skuadroni i anijeve sulmuese me në krye aeroplanmbajtësen bërthamore amerikane "Nimitz". Në këtë grup luftanijesh hyjnë gjithashtu një kryqëzor raketor dhe dy shkatërrues (destroyers) raketorë.

Autoritetet e Koresë së Veriut kundërshtuan zhvillimin e stërvitjeve, duke i quajtur ato shantazh të hapur dhe kërcënim ndaj sigurisë së Koresë së Veriut.