Pronarët e kafeneve në SHBA u ndalojnë vizitorëve të përdorin syzet e realitetit suplementar të kompanisë Google, pasi druhen se në këtë mënyrë mund të shkelen të drejtat e jetës private të klientëve të tyre.

Me ndihmën e syzeve Google pronarët e tyre mund të filmojnë ndonjë video, të dërgojnë mesazhe dhe të marrin pjesë në video-konferenca.

Sipas fjalëve të juristit Dan Tench, "në qoftë se ju shëtisni me një kamera të zakonshme në dorë, atëherë është e qartë për të gjithë se çfarë po bëni, por me syzet Google mund të cënohet seriozisht paprekshmëria e jetës private".

0Më parë përdorimi i syzeve Google ndalohej në kinematë amerikane, kazinotë dhe klubet e striptizmit.