Në Moskë më 29 maj do të zhvillohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Komunitetit të shteteve të Amerikës Latine dhe vendeve të pellgut të Karaibeve në një format të zgjeruar, në të cilin përfshihen Kuba, Kili, Costa Rika dhe Haiti.

Gjatë takimit palët do të përpilojnë një dokument të përbashkët, i cili "do të pasqyrojë konsonancën, harmoninë e qasjeve të vendeve ndaj problemeve të rendit botëror bashkëkohor dhe axhendës ndërkombëtare të ditës".

0Gjithashtu Ministri i Jashtëm i Rusisë njofton se shpreson që në vitet e ardhshme të bjerë dakord lidhur me hyrjen pa viza të qytetarëve rusë në të gjitha vendet e Amerikës Latine.