Autoritetet e Kinës filluan një hetim ndaj Zëvendëspresidentit të Komisionit Kombëtar për zhvillim dhe reforma Liu Tienan, i cili dyshohet për korrupsion.

Zyrtari dyshohet për "shkelje serioze të disiplinës", por aktakuza konkrete kundër tij nuk janë ngritur ende.

Vitin e kaluar gazetarët e akuzuan Liu Tienan për implikim në skemat e korrupsionit, plagjiaturë në punën akademike dhe kërcënime për të vrarë të dashurën e tij.

0Presidenti i Kinës, Xi Jinping, deklaroi se korrupsioni kërcënon integritetin e Partisë Komuniste në pushtet.