Një gjuajtës turk "F-16" u rrëzua në provincën e Osmaniye, 40 km nga kufiri sirian. Fjalët e fundit që u tha piloti shërbimeve të dispeçerisë ajrore në terren ishin se ai do të katapultohej.

Drejt vendit të mundur të rrëzimit të avionit u nisën ekspertë ushtarakë dhe policia. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i aksidentit ishte një difekt teknik. "F-16" po kryente një fluturim mbi vargmalin Nur Daglari.